Kuvendi Komunal në Kamenicë, sot, mbajti seancën e jashtëzakonshme, për të cilën ishte propozuar vetëm një pikë e rendit të ditës,-Bartja e të hyrave vetanake 2015/2016 në 2017.
Seancën e udhëhoqi, kryesuesi Bajram Dërmaku, kurse të pranishëm, ishin: kryetari i Komunës, Begzad Sinani drejtorët e Drejtorive Komunale dhe përgjegjësit e disa zyrave.
Shuma e mjeteve e cila duhej të bartej ishte 358.878.70€, mjetet ishin planifikua nga Drejtoria e Buxhetit, në këto kategori: Kategoria për paga dhe mëditje ( arsim),mallra dhe shërbime, shpenzime komunale, subvencione dhe investime kapitale.
Sinani tha: “Qëllimi i seancës së jashtëzakonshme, ishte çështje e kohës, që mos vonohemi duke e pritur seancën e rregullt, por t’i përshpejtojmë proceset”