DYLON

Ne jemi këtu për të punuar, jo për të bllokuar

Ne jemi këtu për të punuar, jo për të bllokuar
Avatar photo Redaksia

Ismajl Kurteshi

Nga organizatori i kësaj seance na është kërkuar nënshkrimin për diskutim rreth buxhetit të komunës, duke e pas parasysh rendësin e buxhetit unë, bashkë me dy kolege nga pozita e kemi nënshkruar kërkesën e opozitës, prandaj kërkoj që sot të diskutojmë vetëm për çështje për të cilën na është kërkuar nënshkrimi.

EkoHigjiena

Të nderuar kuvendar/e, i kam lexuar kushtet që i ka kërkuar LDK-së për shqyrtimin e Buxheti të Komunës për vitin 2025. Është e drejt e secilit grup parlamentar madje edhe e çdo këshilltari komunal që të ngritë çështje si ajo e konkursit të fundit, çështjen e kontratave në vepër, çështjen e raportimit me kohë të Kryetarit të Komunës, për çfarëdo çështje që kërkon Kuvendi, por asnjëra nga këto çështje që LDK-ja i ka vendosur si kushte për votimin e buxhetit, nuk kanë të bëjnë asgjë me buxhetin.

Votimin e buxhetit opozita mund ta kushtëzoj me projekte që ajo i konsideron të rëndësishme e që ka mundësi reale të realizohen, por assesi  me çështje që nuk kanë lidhje me projektet e buxhetit të vitit 2025, ose me ato 2.5 milion euro që po e presin zhbllokimin nga ana e këtij Kuvendi, sepse ky bllokim po ju sjell telashe të mëdha shumë OJQ-ve e shumë qytetarëve të Gjilanit.

Kuvendare e kuvendar të nderuar, z. Kryetar i Komunës, duke e pas parasysh se çështja e buxhetit komunal është çështje shumë e rëndësishme për Gjilanin,  apeloj që të gjithë pa dallim të kontribuojmë për arritjen e një marrëveshjeje të arsyeshme  dhe ta votojmë me kohë Buxhetin e Komunës për vitin 2025, pa e lënë anash edhe zhbllokimin e 2.5 milion eurove.

Të nderuara zonja dhe zotëri, dëshiroj t’ua sjell ndër mend se kushtet e punës sot në këtë sallë janë të njëjta me ato të seancave të muajve: Prill, maj, qershor, korrik dhe 24 shtator, seanca të cilat i lëshonte LDK-ja,  me arsyetimin se nuk ka kushte për punë, gjegjësisht nuk ka transparencë.

 Në kushte të njëjta përveç kësaj seance është mbajt edhe seanca e 5 shtatorit.

Kur në kushte të njëjta disa seanca mbahen e disa bojkotohen arsyeja që gjoja mungonin kushtet për mbajtjen e seancave nuk është reale. Prandaj ju kisha lut që tani e tutje t’i mbajmë seancat e në të njëjtën kohë të kërkojmë kushte më të mira për punë.

Në fund dëshiroj të them se nëse si këshilltar komunal nuk kemi vullnet ose nuk jemi të aftë me i krye punët për të cilat na kanë zgjedhur qytetarët me votën e tyre e na paguan shteti nga taksat e qytetarëve propozoj që të gjithë të dorëheqemi nga pozita e këshilltarëve komunal dhe t’u hapim rrugë zgjedhjeve të reja  për Kuvendin e Komunës.

Ne jemi këtu për të punuar, jo për të bllokuar.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.