DYLON

Ministri Rrahmani dhe shefi i UNICEF-it në Kosovë bisedojnë për partneritetin për shëndetin e fëmijëve

UNICEF
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Brandao Co, me të cilin biseduan për partneritetin në fushën e shëndetësisë në Kosovë.

Z. Brandao Co e ka vlerësuar lart partneritetin e gjatë midis UNICEF-it dhe MSh-së në Kosovë, duke vënë theksin në bashkëpunimin në fushën e përmirësimit të shëndetit të fëmijëve dhe procesin e mirë të imunizimit të tyre, në të cilin proces, UNICEF-i ndihmon MSh në prokurimin e vaksinave të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në mënyrë kost-efektive dhe të sigurta.

Shefi i UNICEF-it përgëzoi Ministrinë edhe për Strategjinë Sektoriale Shëndetësore 2017-2020 për të cilën tha se është një dokument i fuqishëm për zhvillimin e sektorit shëndetësor dhe u zotua për vazhdimin e partneritetit.

EkoHigjiena

Ministri Rrahmani falënderoi UNICEF-in për përkrahjen e MSh-së dhe sektorit shëndetësor si në fushën e imunizimit, vizitave shtëpiake, ngritjen e kapaciteteve për shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe theksoi se çështjet shëndetësore që lidhem me fëmijët, Ministria i trajton me prioritet të lartë.

Ministri dhe shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë thanë se të dy institucionet janë gati të mbështesin planin vjetor të aktiviteteve me qëllim të realizimit të objektivit të përbashkët – shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.