DYLON

Shpresa Kurteshi Emini: Pushteti i përgjumur në Gjilan nuk arriti dot të punoj në projekte në interes të qytetarëve

Shpresa Kurteshi Emini: Pushteti i përgjumur në Gjilan nuk arriti dot të punoj në projekte në interes të qytetarëve
Avatar photo Redaksia

“Nuk e di nëse janë realizuar dhjetëra projekte në Komunën e Gjilanit për këto tri vitet e fundit. Ndoshta, por rrallëkund janë prekur nga ana e qytetarëve, fatkeqësisht”, thotë Shpresa Kurteshi Emini, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Sipas saj, Komuna nuk arriti të punoj në projekte me interes që drejtpërdrejt ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, edhe pse në tri vitet e fundit e ka pas të miratuar buxhetin në afate të rregullta ligjore.

EkoHigjiena

“Prandaj, deklarata se paskan me u realizua qindra projekte me buxhetin e vitit 2025/2026, nuk me bind fare. Eh, tash përgjegjësit kryesor, janë ata që u vonuan shumë për ta shpalosur Planifikimin Buxhetor 2025/26, për edhe më keq … Duke injoruar në forma të ndryshme mendimin e shumicës në Kuvend dhe duke tentuar të imponojnë gjëra do si do… kjo kokë kryeneçe, dëmton çdo proces, patjetër”, thotë asambleistja e LDK-së, Shpresa Kurteshi Emini.

Ajo u shpreh se, megjithatë, LDK-ja nuk po e pamundëson miratimin e buxhetit, do të mbështet projekte që ndikojnë në përmirësimin e jetës shoqërore, sipas politikave të mirëfillta që LDK-ja i praktikon, e që të tilla nuk po i shohim dot tek këta që nga përgjumja nuk dijnë ku ta gjejnë fajtorin, thotë ajo.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.