DYLON

Gagica i kërkon pushtetit realizimin e projekteve për të cilat Kuvendi ka vendosur bartjen e mjeteve

Gagica i kërkon pushtetit realizimin e projekteve për të cilat Kuvendi ka vendosur bartjen e mjeteve
Avatar photo Redaksia

“Pushteti në Gjilan duhet të përfundoj projektin e varrezave të dëshmorëve, t’i rris pagat e punëtorëve të tregut, t’i ekzekutojë mjetet për “Hendikos-in” dhe “Pemën”. Bartja e këtyre mjeteve është miratuar nga anëtarët e Kuvendit Komunal në seancën e V-të të mbajtur më 5 shtator 2024”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Arhdmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.

Ai tha se qeverisja komunale po vazhdon të përdor instrumentin e vetëm qeverisës në fundin e mandatit të saj, atë të mashtrimit dhe propagandës, ku sot i paska listuar disa projekte te parealizuara me arsyetimin se janë bllokuar nga opozita, ndër to edhe projektet e lartpërmendura.

EkoHigjiena

“Të gjitha këto projekte ia kujtoj qeverisjes komunale se me datë: 05.09.2024, me propozimin tim janë miratuar nga të gjitha subjektet opozitare në kuvend dhe ka marrë rrugën ligjore për procedim të mëtutjeshëm e që ekzekutivi nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ekzekutimin e këtyre mjeteve për realizimin e këtyre projekteve”, ka thënë tutje Gagica i AAK-së.

Ai tha se Aleanca ka qenë konstruktive edhe në tejkalimin e buxhetit po se është e papranusheme tendenca për të gjetur arsyetim për këto projekte dhe shumë të tjera të parealizuara si rezultat i pa aftësisë udhëheqëse e menaxheriale.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.