DYLON

Haziri (LDK): Rugovistët bëhen bashkë në Gjilan, edhe 128 ditë deri te rrëzimi i sistemit që solli depresion të thellë politik e ekonomik

Haziri (LDK): Rugovistët bëhen bashkë në Gjilan, edhe 128 ditë deri te rrëzimi i sistemit që solli depresion të thellë politik e ekonomik
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka ftuar të zgjedhurit e Kuvendit XII punues në seancën pune.

Kuvendi i sotëm, ka miratuar orientimet programore, ristrukturimet dhe përgatitjet e para formale për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

EkoHigjiena

“Me unanimitet të plotë, Kuvendi miratoi pesë kandidaturat për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit, të prirë nga Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, së bashku me znj.Lirije Kajtazi, znj.Valentina Bunjaku Rexhepi, z.Avdyl Aliu e z. Bardhyl Syla, të cilët janë personalitete të dëshmuara, me kredo e njerëz që i bëjnë nder LDK-së, Gjilanit e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Kryetari Haziri ka falënderuar të gjithë delegatët për mbështetjen e madhe të ofruar, diskutimet dhe frymën e bashkëpunimit, si rikonfirmim i unitetit dhe angazhimit në punë për ta bërë fitoren e madhe të LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, kur kanë mbetur edhe 128 ditë deri te rrëzimi i sistemit që Gjilanit dhe Kosovës i solli depresion të thellë politik e ekonomik.

“Kjo mbështetje dhe ky unitet nga të gjithë delegatët e Kuvendit është mesazhi më i mirë se Rruga e Re LDK-së është e vetmja shpresë për rikthimin e dinjitetit të Gjilanit e Republikës së Kosovës, në krye me liderin tonë, kryetarin Lumir Abdixhiku.  Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka miratuar edhe Këshillin Koordinues të Degës”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.