DYLON

Ministri Zharku takoi ambasadoren kroate në Kosovë, Marija Kapitanoviq

Marija Kapitanoviq
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për projektet e realizuara në sferën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe për ato që do të realizohen në vijim, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Kroacisë.

Ministri Lutfi Zharku e njoftoi ambasadoren Marija Kapitanoviq më gjerësisht për projektet infrastrukturore që Ministria e Infrastrukturës planifikon t’i realizojë në të ardhmen.

Gjatë takimit, ministri Zharku dhe ambasadorja Kapitanoviq vëmendje të posaçme i kushtuan idesë për organizimin e një forumi të bizneseve të Kosovës dhe Kroacisë, si një mundësi shtesë për të forcuar lidhjet ekonomike në mes dy vendeve në dobi të zhvillimit të mëtejmë ekonomik.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.