DYLON

FSK dhe FARSH realizuan ushtrimin e përbashkët fushor

FSK dhe FARSH realizuan ushtrimin e përbashkët fushor
Avatar photo Redaksia

Ne kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomozotin është mbajtur ushtrimi i përbashkët mes njësiteve të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ( FARSH), “Shpëtimi 2024”.

Qëllimi i ushtrimi të përbashkët ishte nderveprueshmeria mes njësiteve të Gardës Kombëtare të FSK dhe FARSH dhe ofrimi i mbështetjes ushtarake për autoritete civile në raste të katastrofave natyrore (emergjencave civile).

EkoHigjiena

Ekipet në ushtrim demonstruan kapacitete e tyre në Eliminimin e materieve të rrezikshme, eliminimi i mjeteve të pa shpërthyera eksplozive, kërkimi dhe gjetja e personave të ngujuar nën rrënoja, kapacitetet e kërkimit me K9, ofrimi i mbështetjes me makineri xheniere si dhe ofrimi i ndihmës së parë për personat e lënduar

Në përfundimin e ushtrimit ushtruesi i detyrës së Komandantit të Gardës Kombëtare të FSK-së, Kolonel Skender Hoxha, përshëndeti dhe falënderoi pjesëmarrësit në emër të Komandantit të FSK-së, duke shprehur mirënjohjen , profesionalizmin dhe përkushtimin e secilit pjesëtar në këtë ushtrim, duke theksuar qe misioni ynë është kujdesi dhe ndihma ndaj qytetarëve në fatkeqësitë e ndryshme natyrore, prandaj mësimet e fituara nga ky ushtrim të jenë në interes të gjithë qytetarëve ku do që kërkohet ndihma jonë, si brenda vendeve tona po edhe jashtë vendit, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.