Portali 2LONLINE, produkt i N.SH. 2LONLINE, është portal i pavarur me informacione nga Rajoni i Gjilanit, me theks të posaçëm, për të mbuluar komunat e Rajonit të Gjilanit, (Gjilan, Viti, Kamenicë e Novobërdë, por tani edhe Kllokot, Partesh e Ranillug).

Përveç lajmeve që i prodhojmë, zakonisht informacione për ngjarje lokale nga politika, kultura, sporti, siguria, përditshmëria e gjithëmbarshme nga këto komuna të lartpërmendura, që janë bosht i editorialit, ne ofrojmë edhe informacione të tjera me rendësi nga vendi rajoni e bota.

2LONLINE është themeluar më 5 gusht 2010 dhe lindi si nevojë për të informuar qytetarët rreth ngjarjeve në Rajonin e Gjilanit. Politikat e pavarura redaktuese, të aplikuara me xhelozi, kanë ndikuar që portali 2LONLINE të jetë burimi më i besueshëm i lajmeve, qysh në start dhe për të vazhduar edhe sot, të jetë ndër portalet më të besueshme.

2LONLINE ka dëshmuar më së miri se në rrafshin lokal mund të bëhet gazetari e mirë, profesionale dhe e paanshme, mund të krijohen mediume të fuqishme, që përveç informimit, janë edhe ndikues në zhvillimet e përgjithshme në hapësirën e mbulueshmërisë.

2LONLINE, ka vendosur standarde në lajmin elektronik edhe për krijimin dhe zhvillimin e portaleve të tjera pasi suksesi i tij ka nxitur projekte tjera të ngjashme.

2LONLINE, shpreh besimin se me profesionalizëm, përkushtim dhe objektivitet, do të arrijë që edhe më tutje ta kryejë punën në mënyrën më të mirë të mundshme, e mbështetur përherë në moton e saj “Origjinal dhe i besueshëm”.

Redaksia!

Themelues: Muhamet Halili

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

Email: [email protected]