Sot në Viti është mbajtur mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë. Gjatë kësaj mbledhje pos që janë paraqitur Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-shtator 2019 janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e tetë e Kuvendit Komunal të Vitisë.
Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik për propozim rregulloren për transparencë në Komunën e Vitisë.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimi Nr. 01-410-03-71 të datës 08.02.2018 të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Në fillim të këtij takimi Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira bëri me dije se akoma nuk kanë pranuar konfirmimin nga Departamenti Ligjor i MAPL-së lidhure me ligjshmërinë e akteve të nxjerra nga mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal të Vitisë dhe theksoi se ata janë të ligjshme dhe janë publikuar në ueb faqen zyrtare pasi që kanë kaluar afatin ligjor. Përndryshe gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është biseduar rreth pasqyrave financiare.