DYLON

Diskutim Publik për Planin e Punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për Vitin 2025

Diskutim Publik për Planin e Punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për Vitin 2025
Avatar photo Redaksia

Komisioni për hartimin e planit të punës së Kuvendit komunal të Vitisë për vitin 2025, ka mbajtur sot një diskutim publik rreth aktiviteteve dhe seancave të rregullta që parashihen të mbahen në vitin e ardhshëm.

Kryesuesi i Kuvendit komunal Bekim Azizi, tha se në bazë të këtij plani, parashihen të mbahen 11 seanca të rregullta dhe 3 seanca solemne të cilat do të mbahen në datat simbolike siç janë 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës, 14 Qershori – Dita e Çlirimit të komunës së Vitisë dhe 5 Maji – Dita e Dëshmorëve.

EkoHigjiena

Përveç kësaj, janë planifikuar edhe diskutime të ndryshme për zhvillimin ekonomik, infrastrukturën dhe çështjet sociale, raporteve 6 mujore të kryetarit të komunës, miratimi i buxhetit, shqyrtimi e miratimi i rregulloreve si ajo për taksa, ngarkesa dhe gjoba etj, tha Azizi.

Gjatë diskutimit publik, të pranishmit, si nga përfaqësues të shoqërisë civile e po ashtu edhe qytetarët, kanë pasur mundësinë të japin sugjerimet e tyre për përmirësimin e planit të punës, duke e bërë këtë një proces gjithëpërfshirës dhe më transparent. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.