DYLON

Kryetari Haliti interesohet rreth projekteve të kanalizimit të cilët po realizohen në lokalitet e ndryshme

Kryetari Haliti interesohet rreth projekteve të kanalizimit të cilët po realizohen në lokalitet e ndryshme
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, krahas projekteve të shumta që po i realizon në lokalitet e ndryshme të kësaj komune dhe atë në fushat e ndryshme është duke punuar edhe në rrjetin e kanalizimit.

Për këtë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka  parë nga afër punimet që po zhvillohen në qytetin e Vitisë, konkretisht në rrugën “ Rexhep Bislimi” dhe “Ylvi Demiri” por edhe në lagjen “Arifaj” në fshatin Beguncë.

Aty kryetari Haliti është takuar edhe me disa banorë të cilët falënderuan kryetarin Haliti për realizimin e projektit në rrjetin e kanalizimit duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.