DYLON

Komuna e Vitisë filloi me mbajtjen e diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal 2024-2026

Komuna e Vitisë filloi me mbajtjen e diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal 2024-2026
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim ka filluar cikli i diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2024-2026.

Diskutimi i parë është mbajtur sot në Viti me banorët e qytetit dhe të fshatrave për rreth. Me këtë rast para të pranishmeve prezantuan zv/kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri.

EkoHigjiena

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, foli për rëndësinë e këtyre takimeve duke potencuar se qeverisja lokale në Viti mbetet e përkushtuar që sidomos listën e investimeve kapitale të hartoj bashkërisht me qytetarët .

Ai shtoi se ata do t’i shqyrtojnë kërkesat dhe sugjerimet e marra dhe do t’i shikojnë mundësit e përfshirjes së tyre në buxhetin final. Ndërsa Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim paraqiti kufijtë fillestar të buxhetit komunal për vitin 2024 të ndarë në kategoritë e ndryshme ekonomike si: paga dhe mëditje 9.251.067 euro, mallra dhe shërbime 2.682.919 euro, shpenzime komunale 295.000, subvencione dhe transfere 570.000, shpenzimet kapitale 4.009.205 € kurse buxhetit total për vitin 2024 parashihet të jetë 16.808.191 €.

Ndonëse në këtë takim numri i pjesëmarrësve nuk ishte i kënaqshëm megjithatë pati edhe disa kërkesa dhe sugjerime nga të pranishmit si: të bëhet riorientimi i investimeve kapitale në qytet, të bëhet ndarja e investimeve kapitale ne proporcion me kokë banori për lokalitetet, të krijohet një fond rezervë për Bujqësi, të rregullohen më shumë rrugë bujqësore, të punohet më shumë në projektet e sigurimit të ujit të pijshëm, të vazhdohet me shtrirjen e ndriçimeve publike, të ndërtohet një strehimore për qenët endacak, të rregullohet tregu i gjelbër, të rregullohen pusetat në rrugë për kalimin sa më të mirë të veturave mbi to.

Gjithashtu nga të pranishmit u kërkua edhe që të shikohen mundësitë e krijimit të një rruge alternative që lidhë me qytetin e Gjilanit por edhe të bëhet rregullimi i kanalizimeve dhe kolektorëve në fshatin Sadovinë.

Përndryshe sot komuna e Vitisë, do të mbajë edhe takimin tjetër në qytet por me grupet e ndryshme të interesit ndërsa takimet tjera pritet të mbahen gjatë javës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.