DYLON

Komiteti për Politikë e Financa, mbajti mbledhjen e pestë të rregullt

Komiteti për Politikë e Financa, mbajti mbledhjen e pestë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Mbledhja e sotme e Komitetit për Politikë e Financa, e pesta e rregullt, është karakterizuar me këto pika të rendit të ditës e të cilat janë proceduar për seancën e Kuvendit Komunal të Vitisë, që do të mbahet javën e ardhshme.

Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2021 në vitin 2023.

EkoHigjiena

Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2022 në vitin 2023.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shfuqizimin e vendimit të lokacionit për ndërtimin e objektit për personat me aftësi të kufizuara në fshatin Binçë me Nr.01-110/05-278 i datës 30.03.2023.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shfuqizimin e vendimit për ndryshimin e vendimit për Planin Komunal të Veprimit për Energjinë dhe Klimën (PKVEK) 2022-2030, me Nr. 01-101/05-164 i datës 01.03.2023 dhe vendimit për Planin Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë (PKVEK) 2022-2030 me Nr. 01-110/05-1364 i datës 05.12.2022.

Si dhe është dhënë një informatë rreth Manifestimit Tradicional Kulturor e Sportivë “Flakadani i Karadakut 2023”.

Gjithashtu, është proceduar edhe një pikë e propozuar nga Drejtoria për Financa dhe Zhvillim Ekonomik e me kërkesë të Ministrisë së Financave, propozim vendim për rritjen e mjeteve vetanake të vitit 2022 në vitin 2023. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.