DYLON

Piktura “Kënga e Fundit” e autorit Eshref Qahilit “rrëmbeu” Çmimin Blerës – “Peneli i Flakës 2025”

Piktura “Kënga e Fundit” e autorit Eshref Qahilit “rrëmbeu” Çmimin Blerës – “Peneli i Flakës 2025”
Avatar photo Redaksia

Rrjedha e Manifestimit Tradicional “Flaka e Janarit 2025”, e cila ka filluar më 11 janar, e që është përcjellur me homazhe e vizita të ndryshme institucionale tek familjet e dëshmorëve, si dhe tribuna e konferenca, ka vazhduar me shtyllën e arteve pamore, me ç’rast është bërë ndarje e çmimeve për krijimet konkurruese.

Në hapje të edicionit të 34-të, në shtyllën “Peneli i Flakës 2025”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në prani të artistëve të shumtë pjesëmarrës nga trojet të ndryshme etnike si dhe në shenjë mirëkuptimi, respekti e falënderimi për mbi 50 kandidatët konkurrues me punime, vuri në dukje rëndësinë e vlerave kombëtare dhe historike që përfaqëson manifestimi si i tillë, sikurse vet ekspozita “Peneli i Flakës”.

EkoHigjiena

“Po vazhdojmë me ekspozitën e 34-të të Manifestimit Tradiconal “Flaka e Janarit”, e cila është e përgatitur mirë dhe si i tillë përfaqëson vlerat tona kombëtare e historike, si dhe zhvillimin e artit bashkëkohor, krahas ecjes së shoqërisë sonë konform zhvillimeve që ka pasur ndër vite. Ajo që e bënë akoma më të veçcantë e më të rëndësishëm këtë edicion të “Penelit … ”, është pjesëmarrja me një punim e një artisti, një luftëtari e një atëdhetari, Rexhep Selimi. Ai fatkeqësisht gjendet në një proces të padrejtë që po zhvillohet ndaj tij dhe krerëve tjerë të UÇK-së, por që sonte, në mesin tonë e kemi prezentë me një vepër arti përmes së cilës ne kemi prezentë edhe një pjesë të shpirtit të tij krijues… ”, tha Hyseni.

Ai më tej i bëri edhe një përshkrim sakrificës së bashkëshortes së Rexhep Selimit, Shqipes, për të cilën vuri në dukje se, dikur, si 14-vjeçare, së bashku me babain e saj kishin lënë Gjermaninë për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së!

Më pas, në emër të kuratorit të ekspozitës i cili nuk ishte prezent, foli z. Avni Behluli, i cili theksoi se veprat konkurruese janë nga mediume të ndryshme pamore. Behluli vlerësoi lart angazhimin permanent institucional që kjo ngjarje kulturore dhe kjo shtyllë e manifestimit të jetë sërish në nivelin e kënaqshëm organizues.

Në emër të jurisë, Arta Ramadani tha se ka pasur prurje e punimeve konkurruese tejet cilësore, ndërsa vuri theksin se juria ishte e vendosur në vlerësim, ndaj u përcaktua për tri çmime, si në vijim:

Çmimi kryesorë, ai blerës i galerisë, “Peneli i Flakës 2025”, i është ndarë artistit Eshref Qahili për veprën në pikturë, “Kënga e Fundit”.

Juria ka ndarë edhe çmimet për punimet më të mira në dy kategori, pikturë e grafikë:

Çmimin e parë në pikturë e fitoi Blerim Tmava me veprën “Gjyshja”, akril në pikturë, ndërsa

çmimin e parë në grafikë e fitoi Lirigzon Dërmaku me punimin e tij me titull omonim “Grafikë”.

Edhe këtë edicion u dëshmua, sikundër që edhe u theksua paraprakisht nga ana e kritikës, se “Peneli i Flakës” vazhdon të jetë njëra nga ngjarjet e rëndësisë veçanta kulturore e artistike, e cila grumbullon krijues arti të shumtë nga mbarë hapësira kombëtare, ndërsa si e tillë i jep dimension unik, kulturor e emocional tërësisë strukturore të vet manifestimit “Flaka e Janarit”.

Edicioni i 34 i “Flakës … 2025”, vijon deri më 31 Janar, me një aktivitete të nduarndurshme e të ngjeshura kulturore, nëpër shtyllat përkatëse: Arte Skenike “Talia e Flakës”; Arte Letrare “Pena e Flakës” e Arte Muzikore “Fest Flaka”, në kujtim e nderim të heronjve dhe dëshmorëve të të gjithë brezave që ranë për liri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.