DYLON

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënës, reagon edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënës, reagon edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi
Avatar photo Redaksia

Bekim Azizi, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë ka  thënë se me shumë vëmendje dhe shqetësim e ka përcjellë situatën e krijuar si pasojë e mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit në Komunën e Vitisë.

‘Si kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë brenda kompetencave ligjore dhe në konsultim me profesionistët jam i gatshëm që të shtyjë tutje çdo nismë për ndryshime buxhetore nga Kuvendi Komunal i Vitisë për ti dhënë zgjidhje sa më të shpejt kësaj problematike që po e shqetëson secilin qytetar të Vitisë”, thotë Azizi.

EkoHigjiena

Ja deklarata e tij e plotë:

Të dashur qytetarë të Vitisë,

Me shumë vëmendje dhe shqetësim e kam përcjellë situatën e krijuar si pasojë e mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit në Komunën e Vitisë.

Me qëllim të qartësimit të kësaj situate dhe nevojës për qetësi e reflektim jam kursyer nga adresimet publike duke dashur që kjo çështje të zgjidhet shpejt e pa u politizuar.

Është urgjente që kjo çështje ta marrë zgjidhjen e duhur dhe që mësimdhënësit vitias mos të shndërrohen në arenë për përballje politike sepse mbi të gjitha ata meritojnë respekt, trajtim meritor dhe paga të dinjitetshme.

Si kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë brenda kompetencave ligjore dhe në konsultim me profesionistët jam i gatshëm që të shtyjë tutje çdo nismë për ndryshime buxhetore nga Kuvendi Komunal i Vitisë për ti dhënë zgjidhje sa më të shpejt kësaj problematike që po e shqetëson secilin qytetar të Vitisë.

Nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë thërras secilin nga akterët e përfshirë në këtë proces qoftë nga niveli lokal, qoftë nga niveli qendror për dialog të sinqertë, reflektim e përkushtim për zgjidhjen e kësaj situate në mënyrë që mësimdhënësit tanë të marrin sa më shpejt pagat e tyre.

Ekzekutimi sa më i shpejt i pagave për mësimdhënësit duhet të jetë prioritet i secilit nga ne.

Në situatat si kjo na duhet uniteti dhe angazhimi i përbashkët për të ardhur deri tek zgjidhja sa më e shpejt për këtë kategori të respektuar të shoqërisë sonë.

Brenda përgjegjësive ligjore e politike por mbi të gjitha qytetare jam i gatshëm për bashkëpunim dhe jam i përkushtuar për ta shtyrë tutje këtë proces drejt zgjidhjes së kësaj situate me të cilën po përballen mësimdhënësit e Komunës së Vitisë.

Me respekt,
Bekim Azizi
Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.