DYLON

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për organizim të lojërave të fatit

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për organizim të lojërave të fatit
Avatar photo Redaksia

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, sot me datën 17.01.2025 pas marrjes së informacioneve përmes rrugëve operative, ka realizuar një operacion kontrolli në një lokal dhe disa objekte përcjellëse të këtij lokali në rrugën ‘’15 Qershori‘’ në qytetin e Gjilanit, me dyshimin për organizimin e lojërave të fatit.

Kontrolli është realizuar me leje dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, gjatë të cilit kontroll nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi për gjykatën: tre (3) televizor, dy (2) shtëpiza kompjuteri, dy (2) monitor, një (1) llaptop, një (1) printer, nëntë (9) tiketa të lojërave të fatit si dhe një shumë e parave të gatshme.

EkoHigjiena

Në kuadër të veprimeve hetimore, nga ana e zyrtarëve policor është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar N.G. (mashkull kosovar, viti i lindjes 1971) cili dyshohet se organizonte këtë veprimtari.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.