Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, diskutoi për problemet që ka Drejtësia në Kosovë, nevoja për reforma në Drejtësi dhe Vetingun, çështje të cilat janë jetike për vendin dhe drejtësisë kosovare, dhe u konsideruan edhe pa alternativë.
Si shpjegim të kapjes së shtetit është politizimi i institucioneve publike, sidomos gjyqësorit, prokurorisë dhe policisë.
Vërejmë qartë se bartësit e institucioneve të drejtësisë, shpesh shoqërohen me të akuzuar të profilit të lartë të politikës, duke zbehur skajshmërisht besimin e qytetarëve.
“Edhe Partia e Drejtësisë me Kryetarin e saj Prof. Dr. Ferid Agani, ka patur rastin të përballet me një sistem të drejtësisë të ndikuar politikisht, rast eklatant i dështimit të sistemit të drejtësisë, që së fundi u dëshmua edhe me ankimimin e tij në Gjykatën e Apelit, ku lënda i’u rikthye Gjykatës themelore në shqyrtim, duke dëshmuar se dëshmitë e pabaza dhe pa fakte e hodhën poshtë një dënim me burgim që i ishte shqiptuar një lideri dhe menaxheri të pakorruptuar të pashoq jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë. Figura të tilla të pastra kemi shumë në Kosovë, e që nuk janë të përfshirë në jetën publike të vendit”, thuhet në një komunikatë të këtij subjekti politik, dega në Gjilan.
“Por, një personalitet që nuk ndenji i mbyllur dhe i heshtur, por vendosi të përfshihet në jetën politike të vendit, të kontribuojë për shoqërinë, personalitet me vlera të larta morale e patriotike, profesor dhe mjek, personalitet me tipare të një njeriu që rrallë ka patur Kosova në historikun e saj është Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Ferid Agani, të cilin Gjyqësori dhe “ndikimi i politikës” tentoi ta njollos për keqpërdorim gjatë mandatit sa kishte qeverisur me Ministrinë e Shëndetësisë në Republikën e Kosovës, duke e dënuar me burg, e që më pas u dëshmua nga Gjykata e Apelit si denimi ishte i pa bazë dhe pa fakte. Gjykimi i tij akoma vazhdon”, thuhet tutje në komunikatë.
Mbajtja e tij si rast në heshtje, mos lejimi i pjesmarrjes në dy palë zgjedhje e shumë të tjera e kanë shtyrë këtë subjekt politik të nxis debatin dhe të reagojë duke kërkuar që sa më parë të nisin reformat në sistemin e drejtësisë, dhe Vetingu si i pa alternativë të ketë për synim nxjerrjen e personave të korruptuar jashtë sistemit të drejtësisë përmes një procesi, i cili do të kalonte nëpër disa faza, që do ta çlironte sistemin e drejtësisë nga ndikuesit e jashtëm dhe marrjen e vendimeve nga persona jomeritor për sistemin e drejtësisë.
Deklarimi i pasurisë, kontrolli i pastërtisë, aftësitë profesionale dhe heçja dorë nga privatësia do ta bënin sitemin e drejtësisë më të fortë dhe më të besueshëm përkundër faktit që një sistem i tillë i reformuar dëshiron kohë dhe vullnet për ta realizuar.
Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, kërkon që procesi i Vetingut të fillojë të zbatohet edhe në Republikën e Kosovës si në shumë vende të botës të cilat kanë të zhvilluar sitemin e drejtësisë dhe janë vende me referencë, thuhet në fund të komunikatës të lëshuar nga Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan.