DYLON

Donika Gërvalla: Gjilanasit më të palëkundur se kurrë drejt fitores së 9 Shkurtit

Donika Gërvalla: Gjilanasit më të palëkundur se kurrë drejt fitores së 9 Shkurtit
Avatar photo Redaksia

Kryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit të saj në Gjilan ka vlerësuar lartë Burim Demirin nga Gjilani.

”Burim Demiri nga Anamorava, punëtor, i palodhur, bashkëpunues, bujar, menaxher i shkëlqyer, artist shumëdimensional, shok e mik për rininë, gratë e burrat pa dallim, dashamir e atdhetar, është kandidati ynë për deputet në Kuvendin e Kosovës’, ka thënë ajo.

EkoHigjiena

“Dua të falënderoj veçanërisht, Vehbi Salihu, kryetar i shtabit zgjedhor të Partisë Guxo në Gjilan e gjithashtu edhe anëtarët e degës, të cilët nuk dijnë se ç’është lodhja, shumë të përkushtuar dhe të gatshëm për punë të mira”, thotë tutje e para e Partisë Guxo.

Ajo bëri me dije se kësaj here kanë nderuar shtatoren e heroit kombëtar e atdhetar, Mulla Idriz Gjilanit si dhe vizituan dhomën muzeale-arkivore në nder të tij. Sakrifica e Mulla Idriz Gjilanit dhe familjes së tij, kontributi i çmuar për liri, por edhe për dije dhe arsim, vizioni i qartë për Kosovën, është udhërrëfyes i pagabueshëm.

“Kaluam një ditë shumë mbresëlënëse me gratë e forta nga Anamorava, bujare e zonja të vërteta, dhe personalitetet e shquara, të gjeneratës që barti mbi supe rezistencën aktive dhe betejën për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Me fat e krenar që ju kemi. Të rinjtë tanë janë forca që e mban shoqërinë gjallë, plot energji dhe pasion, me guxim dhe vendosmëri, ata janë zëri i së sotmes dhe shpresa e së nesërmes. Kënaqësi që takova znj. Engjëllusha Ismajli, Drejtoreshë e Resort Planeti, dhe anëtarët e grupit muzikor Bitonia. Faleminderit për mikpritjen dhe bisedën e këndshme, ka thënë kryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.