DYLON

Haziri: Qeveria në largim e përjashtoi Gjilanin e Anamoravën prej kujdesit në investime

Haziri: Qeveria në largim e përjashtoi Gjilanin e Anamoravën prej kujdesit në investime
Avatar photo Redaksia

“Qeveria në largim e përjashtoi Gjilanin e Anamoravën prej kujdesit në investime, LDK besë dhe shpresë për qytetarët”, thotë Lutfi HazirI, kryetar i LDK-së, së Gjilanit, njëherësh nënkryetar në nivel qendror.

HazirI, i cili është edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 Shkurtit, thotë se shtabet e LDK-së Bresalc, Ponesh, Verbicë të Zhegocit, Kishnapole, Sllakoc, Gadish e Dobërçan, dëshmuan angazhimin e jashtëzakonshëm për ta bërë fitoren e madhe më 9 shkurt.

EkoHigjiena

“Tash e katër vjet, qeveria në largim e përjashtoi nahinë tonë nga kujdesi në investime, duke i bllokuar të gjitha projektet kapitale e zhvillimore. Ju falenderojmë shumë për përkrahjen e madhe dhe këtë besim ndaj vizionit tonë për Gjilanin e Anamoravën zhvillimore, do t’ua kthejmë me përgjegjësi edhe më të madhe në punë. LDK, besë dhe shpresë për Gjilanin, Anamoravën e Kosovën”, ka thënë, Haziri i LDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.