DYLON

LDK: Pas mungesës së rrymës, ndizet trafo te organizimi i gastronomisë, Gjilani është i zemëruar me VV-në e cila shkaktoi Pakënaqësi n’fundvit!

LDK: Pas mungesës së rrymës, ndizet trafo te organizimi i gastronomisë, Gjilani është i zemëruar me VV-në e cila shkaktoi Pakënaqësi n’fundvit!
Avatar photo Redaksia

“Organizimin e gastronomisë në Gjilan po vazhdojnë ta përcjellin problemet e mëdha të funksionimit. Pas problemeve të përditshme me mungesën e rrymës deri në 30 orë në qytet e fshatra, sonte është djegur trafoja, duke ua pamundësuar operimin e duke shkaktuar irritim të pronarëve ndaj Ekzekutivit të Komunës për shkak të moskujdesit ndaj tyre”, thuhet në një reagim të LDK-së së Gjilanit.

Më tej, në ktë reagim , thuhet se “në vend se t’u qëndrojë mbrapa për mbarëvajtjen e organizimit të gastronomisë e cila u quajt si “Kënaqësi n’fundvit”, pushteti i VV-së në Gjilan, duke u munduar të përfitojë për nevoja elektorale, këtë organizim e shndërroi faktikisht në Pakënaqësi n’fundvit”.

EkoHigjiena

“Ndoshta po i presin punëtorët nga Banglladeshi për të sanuar dëmet në këtë trafo. Është e kundërta e proklamimit të funksionarëve të VV-së: Gjilani është i zemëruar me ta më shumë se kurrë. Bashkë me faturat e shtrenjta të rrymës, vjen edhe terri e ftohti”, thuhet në fund të reagimit të Degës së LDK-së në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.