Lumturia është sfidë në vete, ajo kërkon përpjekje!

Lumturia është sfidë në vete, ajo kërkon përpjekje!

Lumturia është qellim që duhet te përmbushet çdo ditë, kjo përmbushje kërkon ndërtimin e një miqësie të fortë mes trupit dhe mendjes dhe kur ndodhin ndryshimet instinktivisht vjen reagimi nga njeriu e kjo “miqësi” bëhet akoma më e fortë.

Nga: Matin IBRAHIMI

Jemi ne, që bëjmë ndryshimin. Jemi ne, që arrijmë qëllimet! Është fat i madh që unë jam pjesë e Akademisë “Hello”! Akademia “Hello” përmes mësimit virtual hyri fuqishëm edhe në dhomën time.

Dhoma ime gjithmonë ka qenë ambient shumë i dashur për mua, aty i kam kujtimet më të mira, kam dashurinë që çdo dite prindërit ma kanë dhuruar, përrallat që mami m’i ka treguar, detyrat, lojërat, pushimin, gjumin e shumë gjera të tjera.

Aty është jeta ime, por asnjëherë nuk e kam menduar që do të mbushet me zërat e miqëve më të mirë që e kam ndarë pjesën më të madhe të kohës, me zërin e mësimdhënësve, me zërin engjëllor të mësueses sime më të dashur, Erenisës.

Dhoma disi i ngjan cicërimave te zogjve , është melodia ime e preferuar, është pranvera stinë e gjallërisë.

Çudi! Ky ekran kaq i vogël ( i laptopit) i ngjan zemrës, mund të mbajë plotë gjëra brenda. Aty janë pishtarët e dijes e ne, nxënësit e tyre përballë duke i dëgjuar me kujdes çdo fjalë që del nga goja e tyre! Pranverën e vonuar e mbushën me jetë!

Më mungoni shumë shokë, shoqe, mësimdhënës të dashur!

Lutem që sa më shpejtë të kalojë kjo periudhe, jo që nuk kam dëshirë të jeni pjesë e dhomës sime, por dua të jemi fizikisht në shkollë , të përqafojmë njeri-tjetrin, të jehojë zëri i fëmijëve në oborrin e shkollës ,nëpër korridore… kudo, sepse bukuria e jetës janë zërat e fëmijëve.

Ju, shkollë e dashur, përmbushët këtë ndërtim dhe ia dolët. Na keni bërë shumë të lumtur që çdo dite na keni takuar përmes mësimit virtual me nxënësit dhe mësimdhënësit!

Jeni më të mirët dhe unë lutem që ndjesitë që më keni dhenë t’ua kthejë me arritjet e mia!

“Hello ” you are the best!

Me shumë dashuri për ju.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE