DYLON

LDK e Gjilanit: Kemi paralajmëruar vazhdimisht se do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit

LDK e Gjilanit: Kemi paralajmëruar vazhdimisht se do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit
Avatar photo Redaksia

Në një komunikatë të LDK-së  thuhet se Kurti në Gjilan gjeti mbështetje veç prej drejtorëve e këshilltarëve komunalë të VV-së dhe baballarëve të tyre. Por, edhe ata do t’ia kthejnë shpinën shumë shpejt.

“Ju patëm paralajmëruar për muaj me radhë se do shokohen besimtarët e Kurtit dhe kjo u dëshmua hapur, pasi në tubimin i paralajmëruar për disa ditë me radhë, munguan qytetarët. Me të drejtë sepse nuk mund ta durojnë më mashtrimin”, thuhet në komunikatë.

EkoHigjiena

Sipas LDK-së, mashtrimet e keqinterpretimet në Gjilan më nuk falen sepse tashmë jemi bërë bashkë për Rrugën e Re të LDK-së. Për rikthimin e dinjitetit të qytetarëve të Republikës, të Gjilanit e Anamoravës dhe për secilin qytet e fshat të vendit.

“Ndërkohë, takimet përgatitore për zgjedhjet e 9 shkurtit i vazhduam me shtabet zgjedhore në Velekincë e Lagjen e Vishnjeve, për ta rikonfirmuar përkushtimin, angazhimin dhe mobilizimin e madh, në mënyrë që fitorja e rugovistëve të bëhet sa më madhështore. Ju faleminderit shumë”, thuhet në fund të komunikatës së LDK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.