Bashibuzukët motiv kryesor në jetë e kanë me shkelë mbi rregullat njerëzore e morale, profesionale e intelektuale, institucionale e ligjore. Kjo kategori e njerëzve, kryesisht njihen për injorimin e e çdo rregulli shoqëror.
Shkruan: Ardian Azemi
Për dobi të tyre individuale e grupore, shkelin mbi besimin qytetarë dhe pesë pare nuk i japin. Dashti Zoti e na sprovoj Kuvendin e Kosovës me të tillë e në qafë na ka marrë.
Marre e madhe me e pa Kuvendin e Kosovës me 15 deputet prezent në seancë nga njëqindenjëzet sa i ka në total. Shumica nënshkruajn për meditje, qëndrojnë në skuta të Kuvendit, nuk marrin pjesë në seanca, nuk votojnë projekt-ligje e ligje, deklarohen se nuk kanë me votua buxhetin, krejt kjo për një arsyeje; pse ai po e unë jo në pushtet. Duam zgjedhje të reja edhe pikë!
Nuk duan të jenë unik në asnjë temë e cila do të ketë efekte të përjetshme për Kosovën. Kërkojnë ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës sepse Presidenti Hashim Thaçi është kah e rrezikon territorin e Kosovës në dialogun me Serbinë. Qe qysh duan ta mbrojnë këta territorin e Kosovës. Tamam fëmijë idhnakë!
Qëndrimi i partive opozitare kundrejt çdo procesi në Kosovë, si dhe kërkesa e tyre për rrëzimin e qeverisë me arsyetimet tanimë të njohura, e fyen intelegjencën e qytetarëve dhe e thellon bindjen se ky vend e ky shtet asnjëherë nuk ka me bë një hap para. Pa pikë turpi e përgjegjësie, bllokojnë institucionin ku “prodhohen” ligjet, institucionin bazë mbi të cilin funksionojnë të gjitha segmentet e shtetit.
Po supozojmë se opozita po i bënë numrat dhe Qeveria po rrëzohet. Vendi po shkon në zgjedhje dhe siç është praktikë tek ne, një vit na duhen derisa ti formojmë institucionet. Përgjatë kësaj kohe, Bashkimi Evropian thërret palët ne dialog, dhe ekziston mundësia që edhe të arrihet një marrëveshje me Serbinë gjatë kohës kur ne jemi nëpër oda tu lypë vota ose tu hulumtua partner për bashkëqeverisje.
Nëse arrihet një marrëveshje, pavarësisht sa është e dëmshme ajo, erdhi kush erdhi në pushtet, ka me ratifikua në Kuvend, sepse presioni ndërkombëtar do të jetë i madh, ndërsa ne si shtet jemi aq të pafuqishëm saqë gjasat me e zhbë atë marrëveshje janë zero. Domethënë, nuk e mbronë sovranitetin e shtetit dhe kufijtë duke e rrezuar Qeverinë. Adresë totalisht e gabuar.
Kosova nuk ka opozitë, të jemi të bindur se nuk ka. Vendi ynë ka individë dhe grupe të etshme për pushtet, të cilët nuk zgjedhin forma për të ardhë në maja. Shumica e opozitarëve që sot akuzojnë pushtetin për mos heqjen e vizave, i kanë nga dy Pasaporta, dhe fare se kanë këtë brengë, por përmes kësaj duan të përfitojnë në votë. Këta nuk e kanë as hallin e territorit të shtetit e as kufijve, sepse e kanë dëshmua se sa me lehtësi japin tokën e Kosovës. Madje, nuk brengosen fare që rinia është e papunë, ngase duke premtuar nga 200 mijë vende pune mendojnë prap të marrin vota. Këta kanë veç një hall; të vijnë në pushtet.