DYLON

Motivet e ngrohta të një poezie

Motivet e ngrohta të një poezie
Avatar photo Redaksia

Vargut të krijuesve nga Gryka e Karadakut, si Ibrahim Kadriut, Mirko Gashit, Shkëlzen e Avni Halimit, Emin Azemit, Nuhi Ismajlit, Agim Ramadanit, Fehmi Ajvazit, Selvete Abdullahut, Teuta Hazirit e të ndonjë tjetri, i bashkëngjitet tash e tutje, edhe i riu nga kjo pjesë e Kosovës, Kushtrim Ymeri.

Ai troket dhe hyn në letërsinë shqipe, me vëllimin poetik, NË DRITORET E JETËS, i cili doli këto ditë prej shtypit, nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”.

Mosha, në të cilin irradhitet pas këtyre krijuesve, është mosha e rinisë në ikje apo fillimi i shijimit të moshës së pjekurisë , kohë kjo kur ky krijues i sjell publikut, përkatësisht lexuesit librin e tij të parë.

EkoHigjiena

DRITORJA e jetës së këtij poeti, një cilësim i veçantë ky, në shtatëdhjeteë e dy faqet e një libri, nis e shpërfaq botën e tij përmes një imagjinate të pasur, ku nuk mungon figurshmëria artistike dhe ku fjalët e tepërta mbesin jashtë kopertinave.

Kjo vërehet, cikël pas cikli po, edhe poezi pas poezie, ku motivet e ngrohta lidhin sicilin varg e secilën poezi, sikur rruzat, në një pe, pashkëputshëm, fillim e mbarim.

Të katër ndarjet ciklike të këtij libri, kanë si strumbullar vetëm një motiv, dashurinë dhe ate, dashurinë për njeriun e zemrës dhe, dashurinë për dheun e lindjes, vendlindejn, përkatësisht Kosovën, që është as më pak e as më shumë pos, atdheu i poetit.

Ky motiv i ngrohtë, është sa poetik, aq edhe njerëzor, qoftë kur komunikon përmes gjuhës poetike me të dashurën në vendlindje, qoftë kur të dashurës i përkushtohet nga dheu i huaj apo dhe kur bashkërisht bëjnë një jetë larg vendlindjes, duke u përballur me të gjitha sfidat e jetës, përfshirë këtu edhe sfidat me të cilat karakterizohet vetë dashuria, si një nga ndjenjat më të veçanta të njeriut.

Dashuria është pushtuese edhe në ciklin e fundit ku dashuria e poetit tashmë shndërrohet në atdhedashuri, përmes disa figurave emblematike të kombit, që u flijuan në emër të kësaj dashurie për një jetë më të mirë të gjithë atyre që e gëzojnë së jetuari këtë vend, tash dhe në brezat që vijnë.

NISUR nga gjithë kjo që u tha në vija të trasha natyrisht, Kushtrim Ymeri si poet dhe libri i tij si vëllim poetik paralajmërojnë një krijues që ka për synim ta thellojë kërkimin poetik duke shpërpushë nëpër

Pyllin e dendur të Parnasit pas muzës së tij, për t’ia dhuruar pastaj lexuesit bukurinë e fshehur të fjalës, atë bukuri që ky pet e mbajti të mbyllur për plot 27 vite…

Shih për këtë, s’kishim se si t’mos e botonim këtë libër, të cilin solemnisht po e nxjerrim në publik, sepse është interese i tij dhe i vetë letërsisë …

Sabit RRUSTEMI

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.