DYLON

Azemi: Aleanca mbetet subjekti i vetëm politik që ka bërë më së shumti për Gjilanin gjatë qeverisjes së kryeministrit Haradinaj

Azemi: Aleanca mbetet subjekti i vetëm politik që ka bërë më së shumti për Gjilanin gjatë qeverisjes së kryeministrit Haradinaj
Avatar photo Redaksia

“Aleanca mbetet subjekti i vetëm politik që ka bërë më së shumti për Gjilanin gjatë qeverisjes së kryeministrit Haradinaj. Mbi 170 milionë euro në projekte kapitale ishin investuar, duke shënuar herën e parë që pushteti qendror i kishte kthyer sytë nga kjo pjesë e Kosovës”, ka thënë, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.

Sipas tij, ardhja e Albin Kurtit në pushtet, edhe pse me mbi 32 mijë vota vetëm nga Gjilani, ka shënuar fundin e shumë projekteve. Disa janë zvarritur, disa janë realizuar dobët, madje pa plotësuar as standardet minimale të cilësisë.

EkoHigjiena

“Një kryeministër i përgjegjshëm do të ndiente turp përballë qytetarëve të Gjilanit, por jo Kurti. Siç tashmë e dimë, ai as nuk shqetësohet për qytetarët e as për Gjilanin”, ka thënë Azemi i AAK-së.

Azemi tha se është e papranueshme dhe fyese të rikandidohen për deputetë individë që nuk kanë as minimumin e dijes për këto pozita, përfaqësues që nuk kanë folur asnjëherë për Gjilanin dhe as nuk kanë treguar angazhim për të.

“Gjilani meriton përfaqësim të denjë dhe për këtë arsye do t’i ndëshkojë të paaftët, servilët dhe arrogantët! Është koha për ndryshim dhe për të sjellë njerëz që me të vërtetë punojnë për qytetarët e këtij qyteti”, ka thënë Ardian Azemi i AAK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/