Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit është shtyrë për një ditë tjetër. Kështu vendosën sot anëtarët e këtij Kuvendi, pas mungesës së kreut të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri – Luta, prania e të cilit kërkohej në Kuvend ku pritet të debatohet çështja e Ecohigjienës, përkatësisht raporti i punës për vitin 2016 i Eco-Higjiena SH.P.K Gjilan.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi tha se do ta shikojë me kryetarin e Komunës këtë çështje, për të përcaktuar ditën kur edhe ai do të jetë i pranishëm dhe se anëtarët e Kuvendit do të njoftohen me kohë, për ditën e mbajtjes së seancës.
Përndryshe, rendi i punës i paraparë për seancën e sotme ishte si më poshtë:
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
– Raporti i punës për vitin 2016 i Eco-Higjiena SH.P.K Gjilan
– Raporti i Komisionit komunal për zgjedhjen e Këshillave lokale
3. Të ndryshme