Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, u shpreh i tronditur nga lajmi për vdekjen e zëvendësministrit të Bujqësisë, Nehat Ramadani.
“Në këto momente të vështira për familjen, Qeveria e Kosovës dhe unë personalisht ju qëndrojmë pranë dhe bashkëndiejmë dhembjen për humbjen e më të dashurit tuaj”, ka shkruar në profilin e tij, kryeministri Hoti.
Ja postimi i tij:
I tronditur thellë nga lajmi për ndarje nga jeta të zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe të Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit Nehat Ramadani, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë.
Në këto momente të vështira për familjen, Qeveria e Kosovës dhe unë personalisht ju qëndrojmë pranë dhe bashkëndiejmë dhembjen për humbjen e më të dashurit tuaj.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e tij!