DYLON

Kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen për mikun e madh të Kosovës, ambasadorin Walker

Kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen për mikun e madh të Kosovës, ambasadorin Walker
Avatar photo Redaksia

Në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur diplomatin amerikan William Walker.

Krahas urimeve për përvjetorin e çlirimit të Kosovës, Ambasadori Walker u shpreh i lumtur që është në Kosovë për ta shënuar dhe festuar këtë përvjetor.

EkoHigjiena

Në këtë takim miqësor, Kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen për mikun e madh të Kosovës e të vërtetës, ambasadorin William Walker.

U vlerësua angazhimi dhe përkushtimi i Misionit Verifikues të OSBE-së që gjatë periudhës tetor 1998 deri në mars 1999 dokumentuan dhe dëshmuan krimet e rënda që po kryheshin nga Serbia ndaj popullit të Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi se raportimet nga terreni ishin thelbësore për ta nxjerrë në dritë të vërtetën dhe për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare që çoi deri në ndërhyrjen e NATO-s. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.