DYLON

Vitia pjesë e brendit turistik të Kosovës

Vitia pjesë e brendit turistik të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë dhe bashkë me përfaqësueset e organizatës “Swisscontact”, sot kanë mbajtur një takim rreth përgatitjeve të fundit për projektin “Krijimi i brendit turistik dhe promovimit të Komunës së Vitisë”.

Në këtë takim u tha se krijimi i brendit turistik për komunën e Vitisë, është drejtë finalizimit dhe se pritet që të ketë një web-faqe e cila do të plotësohet me të gjitha informacionet e nevojshme dhe të detajizuara rreth ç’do pike turistike në Viti. Me këtë, turistëve të huaj do t’ju mundësohet qasje më e lehtë në destinacionet me rëndësi kulturore dhe historike, dhe pritet të rritet potenciali për zhvillimin e turizmit dhe rritjes së fluksit të turistëve, në këtë komunë.

EkoHigjiena

Më konkretisht, përmes këtij projekti është gati të krijohet brendi turistik dhe strategjia e promovimit të destinacionit, që e identifikon dhe e cilëson komunën e Vitisë, si destinacion konkurrues.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.