DYLON

Ministri Maqedonci priti në takim mikun e madh të Kosovës, gjeneralin Wesley Clark

Ministri Maqedonci priti në takim mikun e madh të Kosovës, gjeneralin Wesley Clark
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim Gjeneralin amerikan, Wesley Clark, të cilit i shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për udhëheqjen e fushatës ajrore të NATO-s, kundër forcave ushtarake të regjimit pushtues serb.

Ministri e informoi Gjeneralin Clark në mënyrë të detajuar mbi përparimin e ndjeshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në realizimin e objektivave të dakorduara në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

EkoHigjiena

Ai theksoi se niveli i lartë i profesionalizmit që Forca e Sigurisë së Kosovës dëshmon sot, para së gjithash, është rezultat i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet vendeve tona, për çka kontributi i Gjeneralit Clark ka qenë dhe mbetet tejet i rëndësishëm.

“Takime si ky na japin emocion dhe janë rikujtues i kohërave të vështira të angazhimit të përbashkët për liri. Kur po luftonim me bashkëluftëtarë kundër së keqes që i kanosej vendit tonë, ndihma nga ajri përmes NATO-s ishte vendimtare për përmbylljen e luftës. Wesley Clark, po komandonte forcat e NATO-s në ndërhyrjen humanitare që do të ndryshonte përgjithmonë të ardhmen e vendit tonë”, u shpreh ministri Maqedonci. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.