DYLON

Kadriu: Nehati do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një qytetar dhe politikan model

Kadriu: Nehati do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një qytetar dhe politikan model
Avatar photo Redaksia

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta e zëvendësministrit të Bujqësisë, Nehat Ramadani”, ka shkruar në profilin e tij, Rexhep Kadriu, ish nënkryetar i komunës së Gjilanit dhe zëvendësministër.

“Kisha fatin të punoj me Nehatin dhe ta kisha mik edhe përtej politikës. Ishte vërtetë̈ mik, i sinqertë dhe gjithnjë̈ fliste për të përgjithshmen, gjithçka përtej personales. Nehati ishte veprimtar i çështjes kombëtare në vitet e ’90-ta, vite të rënda për shqiptarët”, ka thënë Kadriu.

Ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta e zëvendësministrit të Bujqësisë, Nehat Ramadani.

Kisha fatin të punoj me Nehatin dhe ta kisha mik edhe përtej politikës. Ishte vërtetë mik, i sinqertë dhe gjithnjë fliste për të përgjithshmen, gjithçka përtej personales. Nehati ishte veprimtar i çështjes kombëtare në vitet e ’90-ta, vite të rënda për shqiptarët.

Edhe pse shumë herët iku nga kjo botë, Nehati do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një qytetar dhe politikan model.

Ngushëllime familjes Ramadani, Kryetarit Haziri, dhe gjithë atyre që e njohën Nehatin!

U prehsh në paqe Nehat!

RK

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.