DYLON

Nënshkruhet marrëveshja dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi

Nënshkruhet marrëveshja dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi
Avatar photo Redaksia

Republika e Kosovës dhe Mali i Zi, nënshkruan gjatë ditës së sotme marrëveshjen dypalëshe për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III, për vitet 2021-2027

Marrëveshja, u nënshkrua nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç.

EkoHigjiena

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se përmes kësaj marrëveshjeje, vendet tona do të përfitojnë përkrahje nga BE-ja për bashkëpunim ndërkufitar në shumën prej 8.4 milionë euro.

“Qëllimi i këtij programi është promovimi i fqinjësisë së mirë, nxitja e integrimit drejt Bashkimit Evropian, si dhe zhvillimi social, ekonomik dhe territorial i zonës ndërkufitare, diçka që ne si Qeveri i promovojmë, në vazhdimësi kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me vendet fqinje” u shpreh zëvendëskryeministri.

Ai shtoi se në arritjen e këtyre objektivave fokusi dhe prioritetet tematike të përzgjedhura do të jenë në punësimin, lëvizshmërinë e fuqisë punëtore, përfshirjen sociale dhe kulturore, turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe natyrore, dhe promovimi i qeverisjes lokale dhe rajonale.

Në përfundim, duke ritheksuar se kjo marrëveshje i kontribuon bashkëpunimit të mirë ndërmjet dy vendeve tona, zëvendëskryeministri nënvizoi se ajo forcon dhe vlerat e përbashkëta të cilat i ndajmë në kuadër të rrugës drejt Bashkimit Evropian, por edhe efektin në rritjen e konvergjencës në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Para ceremonisë së nënshkrimit, palët zhvilluan dhe një takim bilateral. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.