Zëvendësministri i Shëndetësisë Kadir Hyseini priti sot në një takim Zëvendës-rektorin e Universitetit të Shkencave Mjekësore të Stambollit Prof. dr. Sandrettin Pençe me bashkëpunëtorë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të Javës së Shëndetësisë Kosovë -Turqi.
Zëvendësministri Hyseini e njoftoi Zëvendës-rektorin Pençe, me sistemin e shëndetësisë së Kosovës, arritjet që janë bërë në kuadër të reformës në shëndetësi si dhe me sfidat që janë përballuar përgjatë reformës në këto vitet e fundit.
Zëvendësministri Hyseini, është shprehur mirënjohës për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Turqisë dhenë Kosovës e sidomos për profesionalizmin e treguar të mjekësve turq në kuadër të Javës së Shëndetësisë Kosovë-Turqi, ku mjeket kirurg turq bashkë me ata kosovarë, operuan më se 80 raste të fushave të ndryshme e të cilat përfunduan të gjitha me sukses.
Z. Sandrettin Pençe, u shpreh falënderues për pritjen e mirë që po i bëhet atij dhe mjekëve që po marrin pjesë në Javën e shëndetësisë, duke e siguruar zëvendësministrin Hyseini se bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë në mes Kosovës dhe Turqisë vetëm sa do të rritet dhe do të zhvillohet në të gjitha format dhe fushat e nevojshme e që për interes kanë sigurimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për qytetarët e Kosovës.
Në kuadër të Universitetit të Stambollit ku z. Pençe është Zëvendës-rektor, funksionojnë 65 spitale si dhe Spitali Ushtarak.