DYLON

Mbahet takimi me këshillat e bashkësive lokale të fshatit Bosce dhe Ajnovc

Mbahet takimi me këshillat e bashkësive lokale të fshatit Bosce dhe Ajnovc
Avatar photo Redaksia

Mbahet takimi me këshillat e bashkësive lokale të fshatit Bosce dhe Ajnovc për identifikimin e nevojave dhe sfidave të komunitetit.

Pjesëmarrës kanë qenë përfaqësuesit e këshillave të bashkësive lokale të fshatrave Bosce dhe Ajnovc.

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM) në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave”, ka organizuar takimin e tretë te radhës.

EkoHigjiena

Pjesëmarrës kanë qenë përfaqësuesit e këshillave të bashkësive lokale të fshatrave te banuara nga komuniteti serb, Bosce dhe Ajnovc.

Ky takim kishte për qëllim rritjen dhe angazhimin e anëtarëve të bashkësive lokale në identifikim e nevojave dhe sfidave të komunitetit. Takimi është mbajtur ne Kamenice për shkak se te dy fshatrat gjenden shume larg njëra tjetrës, dhe se është pare e arsyeshme qe te ftohen ne Kamenicë.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin kryetarët dhe anëtaret e të dy bashkësive lokale. Të pranishmit janë njoftuar lidhur me rolin dhe përgjegjësitë e bashkësive lokale si dhe është bërë identifikimi i nevojave të komunitetit apo bashkësive lokale.

Sipas të pranishmëve që morën pjesë në diskutime, u tha se këshillat e bashkësive lokale janë të formuara, po jo edhe aq funksionalë pasi që ju mungojnë infrastruktura dhe kushtet elementare për punë dhe nuk kanë komunikim të mirëfilltë me organet komunale

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetarët dhe shumica e anëtarëve të këshillave të bashkësive lokale, dhe përfaqësues të NOPM-së, me ç ‘rast u diskutuan edhe çështje dhe tema të ndryshme sa i përket projektit në përgjithësi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.