DYLON

“Vatra” e vlerëson lartë punën e shoqatës “Gilan”

“Gilan”
Avatar photo Redaksia

Sot kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Kushtrim Kadriu, i shoqëruar nga Flamur Junuzi, vizituan shoqatën “Gilan”, ku u pritën nga drejtoresha e kësaj qendre znj.Filiz Sllamniku nga e cila u njoftuan me veprimtarinë e kësaj shoqate.

Temë diskutimi ishin edhe sfidat me të cilat ballafaqohet  shoqata “Gilan”, por theks i veçantë i bisedës ishin edhe sukseset e arritura të kësaj shoqate.

Drejtoresha Sllamniku njoftoi për mbështetjen e parezervë që ka kjo shoqatë nga komuna e Gjilanit, qeveria turke dhe KFORI-i turk në Kosovë.

EkoHigjiena

Kryetari i Lëvizjes “Vatra”, Kushtrim Kadriu u shpreh i impresionuar për funksionalizimin e kësaj shoqate ku tha se tani është e vështirë të mbijetohet ku shumë shoqata janë vetëm në letër pa ndonjë organizim, kurse kjo është një shembull i mirë, një storie të suksesit, ku ideja është jetësuar dhe është bërë realitet duke aftësuar shumë vajza e gra në lëmin e rrobaqepësisë dhe aktiviteteve tjera falas.

Gjithashtu kryetari Kadriu tha se kjo storie suksesi nga ne do të plasohet ku do që do të kemi mundësi duke i inkurajuar edhe gratë e tjera të organizohen në grupe e shoqata të tilla me qëllim përgatitjen e tyre për tregun e punës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.