• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Oda Amerikane fillon Javën Globale të Ndërmarrësisë me diskutim për programet e mbështetjes së startup-eve

Redaksia 2LONLINE 15 Nëntor, 2022 4 min
 Oda Amerikane fillon Javën Globale të Ndërmarrësisë me diskutim për programet e mbështetjes së startup-eve

Në ditën e parë të aktiviteteve të organizuara në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një diskutim lidhur me programet e mbështetjes së startupeve me një panel të përbërë nga përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe të sektorit privat, e cila nxiti një diskutim interaktiv me të rinjë të interesuar për më shumë informata rreth programeve ekzistuese.

Duke i hapur zyrtarisht aktivitetet e Odës Amerikane në shënim të Javës Globale të Ndërmarrësisë, drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Arian Zeka, tha se për shkak të rëndësisë që i kushton Oda Amerikane promovimit të ndërmarrësisë, ka qenë pjesë e këtyre aktiviteteve që kanë shënuar këtë javë për një dekadë të plotë. Në Kosovë këto aktivitete kanë për nikoqir nacional, Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK). Ai tha se aktivitetet pesë ditore të Odës Amerikane do të fokusohen në temat e sivjetme të përcaktuara nga Rrjeti Global i Ndërmarrësisë (GEN) e që janë ekosistemet, edukimi, gjithëpërfshirja dhe politikat.

Dajana Berisha, drejtore ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) foli për rëndësinë e përkrahjes së të rinjve që kanë ide biznesi, pavarësisht nëse ato nisma ia dalin si të suksesshme ose dështojnë përgjatë rrugës, duke theksuar në veçanti ndërmarrjet sociale. Sipas saj, nëse Qeveria e mbështet sektorin e ndërmarrësisë shanset janë të mëdha për zhvillim, por procedurat burokratike që i përcjellin këto skema mund të shkaktojnë vonesa në disbursimin e përkrahjes monetare. Krejt në fund udhëheqësja e FIQ tha se organizata që ajo drejton ka vendosur fokusin në mbështetjen e startupeve që kanë për ide aktivitetet digjitale dhe ato të gjelbra, ose të kujdesit për mjedisin.

Leonora Kusari, nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), foli për programet që ata ofrojnë për të ndërmarrësit e rinj, me theks në programin Star Venture, i cili përveç asistencës teknike për zhvillim të biznesit ofron edhe ekspertizë për zgjerimin në tregjet ndërkombëtare. Ajo tha se asistenca që u ofrohet ndërmarrësëve ka të bëjë edhe me qasjen në fondet investive. Ajo shtoi se falë mbulueshmërisë së rrezikut financiar që do të bëhet nga BERZH, për herë të parë një bankë komerciale, BPB, do të nisë me dhënien e kredive për startupe. Më herët, banka TEB, falë përkrahjes nga BERZH, ka pasur linja të veçanta financimi për ndërmarrjet në pronësi të grave. Në fund, Kusari tha se për realizimin e një ideje të biznesit, përveç interesimit fillestar, është me rëndësi që të rinjtë të bëjnë edhe analizë ose hulumtim të hollësishëm të tregut.

Pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi, foli për hapat që të rinjtë duhet t’i ndërmarrin për të krijuar një biznes të suksesshëm. Ai foli për ato që i konsideroi si aspekte të rëndësishme për ndërmarrësi, si koha, orientimi në nevojat e tregut, por edhe egoja. Ai inkurajoi të rinjtë që aspirojnë për ndërmarrësi që të marrin parasysh këshillat e të tjerëve, duke theksuar se pasi të kenë kaluar nëpër këta hapa duhet të drejtohen në adresat e duhura për sigurim të financimit, përfshirë edhe garën për ide të bizneseve “Golden Idea”, të cilën e ka përkrahur financiarisht Fondacioni Golden Eagle e të cilën e ka realizuar televizioni ATV. Ai sqaroi se qëllimi i kësaj iniciative ka qenë mbështetja e të rinjve të cilët kanë ide biznesi por kanë vështirësi në qasjen në financa për realizimin e atyre ideve. /2LONLINE/

Etiketa:Javën Globale të Ndërmarrësisë kryesore Oda Amerikane rekomandojmë startup-eve
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023

3 Shkurt, 2023

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023

Ngritja profesionale e ushtarakëve objektivë e FSK-së

3 Shkurt, 2023

Zbardhëllimë (tregimi që u vlerësua me çmimin e dytë)

3 Shkurt, 2023

PDK-ja vlerëson lartë performacën e saj si partner koalicioni që bashkëqeverisë me Vetëvendosjen

3 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com