DYLON

Gjilani përfiton grant të përformancës në fushën e mjedisit

Gjilani përfiton grant të përformancës në fushën e mjedisit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka përfituar edhe një grant për fushën e pastërtisë. Kjo u bë e ditur sot në ceremoninë e lansimit të Grantit të Performancës, ku në emër të kryetarit Haziri, e ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë e Mjedisit dhe organizatën gjermane GIZ, nënkryetari Arbër Ismajli.

Nënkryetari Ismajli ka falënderuar ministrin e Mjedisit, Fatmir Matoshi dhe përfaqësuesit e organizatës GIZ për mbështetjen ndaj Gjilanit në fushën e menaxhimit të mbeturinave.

“Marrëveshja tripalëshe që e kemi nënshkruar sot ka për qëllim mbështetjen në kuadër të fondit prej 3.5 milionë euro për komunat e Kosovës e mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe GIZ. Në emër të kryetarit Haziri, i falënderoj shumë sepse kjo mbështetje është jashtëzakonisht e madhe për komunën tonë për të pasur një mjedis të pastër. Ne kemi qenë model në nivel Republike sa I përket aksionit

EkoHigjiena

“Ta pastrojmë Kosovën” dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me rezultate pozitive”, ka thënë nënkryetari i Gjilanit.

Ndkryshe, Komuna e Gjilanit javë më parë është shpërblyer me 100 mijë euro grant nga Ministria e Mjedisit si rezultat i performancës në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.