DYLON

Arrestohen tre të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Arrestohen tre të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale
Avatar photo Redaksia

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në vazhdimësi të realizimit të operacionit policor ‘Verona’, i cili kishte filluar të zbatohej në fillim të muajit prill 2023, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘krim i organizuar’, dhe ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ të disa personave, më 05.04.2023 kishin arrestuar dhjetë të dyshuar në rajonin e Pejës dhe Prishtinës.

Sot, më 14.06.2023, policia, në vazhdimësi të operacionit të sipër-cekur, duke zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtine-Departamenti Special, ka kryer kontrolle në tri lokacione në rajonin e Gjakovës dhe ka arrestuar tre të dyshuar po ashtu të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘krim i organizuar’ dhe ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Policia me këtë rast ka gjetur dhe marrë disa dëshmi që lidhen me rastin.

EkoHigjiena

Gjithsej nga koha e zbatimit të këtij operacioni (05.04.2023) e deri më sot janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 16 (gjashtëmbëdhjetë) të dyshuar.

Policia ka intervistuar tre të dyshuarit e arrestuar sot dhe me aktvendim nga prokuroi të njëjtit janë dërguan në mbajtje deri në 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.