• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Drita optimiste për ndeshjen kundër Ballkanit

Redaksia 2LONLINE 5 Nëntor, 2022 5 min
 Drita optimiste për ndeshjen kundër Ballkanit

Një ditë para derbit, FC Drita – FC Ballkani,  kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Almir Ajzeraj folën para gazetarëve për përgatitjet dhe pritjet nga ky takim.

“Përballje e fortë, një skuadër që luan në mënyra të ndryshme ndaj së cilës duhet të tregojmë karakter”, ishin fjalët e para të kryetrajnerit, Nuhiu.

“Jam munduar që gjatë javës të përgatis skuadrën sepse vijmë pas një humbje, por duhet të tregojmë karakter. Nuk duhet të harrojmë edhe pozitën që kemi, sepse realisht jemi kryesues, por ndeshja e nesërme do të jetë jashtëzakonisht e fortë. Na pret një ndeshje e rëndësishme, por jo dhe vendimtare sepse kampionati është i gjatë. Kishim ecuri të mirë, por tani duhet të tregojmë autoritetin dhe personalitetin tonë dhe të kthehemi te fitorja. Një ndeshje shumë e mirë nesër për të treguar cilësitë tona, uroj të shohim futboll kualitativ, sepse takohen dy skuadrat që kanë më së shumti kualitet”, ka thënë  Nuhiu.

Optimist u shpreh edhe futbollisti Ajzeraj, i cili theksoi se atmosfera në grup është e mirë dhe fokusi është te fitorja.

“Disponimi dhe atmosfera është gjithmonë e mirë pavarësisht humbjes. Ajo është harru dhe lënë anash dhe fokusin e kemi për ndeshjen e radhës. Secili mundohet të jap më të mirën si unë ashtu edhe bashkëlojtarët. Deri më tani kemi shënuar fitore dhe gola, por ndonjëherë nuk shkon nuk është dita jonë, por besoj që fitoret dhe golat do të vijnë”, ka thënë Ajzeraj.

Gjatë konferencës u diskutua për ndeshjen e kaluar dhe rezultatin, për cka trajneri Nuhiu tha se nuk humbet energji për diçka që ka kaluar, sepse nuk mund të kthejmë asgjë, por skuadra përqendrohet të mos bëjë gabime te tjetra.

“Kemi përgjegjësi dhe pas çdo humbje jam unë fajtori, kurse për fitore janë meritorë futbollistët. Derisa skuadra kryeson klasifikimin dhe është brenda objektivave, ne mund edhe të humbasim, por e rëndësishme është në fund se në çfarë pozite do jesh. Skuadra do ketë ulje dhe ngritje gjatë rrugës, por skuadra duhet të vazhdoj rrugën dhe të tregoj karakter”, theksoi kryetrajneri Nuhiu.

Për ndeshjen e nesërme, trajneri Nuhiu tha gjithashtu se niset gjithmonë me mendim pozitiv, “gjithmonë mendoj pozitivisht, mendoj se duhet të fitohet takimi, e dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë, do të përqendrohemi gjatë 90 minutave pastaj do t’ia lëmë ndeshjes”, u përgjigj trajneri i FC Drita.

Ai u pyet për reflektim individual, për çka trajneri tha se për çdo vendim do të koordinohet me drejtuesit e klubit.

“Asnjë vendim nuk do të marrë pa u koordinuar me drejtuesit, sepse nuk dua ta zhgënjej asnjërin. Do e gjejmë zgjidhjen për të mirën e klubit, sepse tani po kaloj 4 vite me klubin. Gjithmonë do të konsultohem me drejtuesit e klubit dhe nëse vendosim se trajneri duhet të lëvizë atëherë do ta bëjmë atë. Por, personalisht mendoj se jemi duke bërë një punë të jashtëzakonshme, jemi në vend të parë, të vazhdojmë, të përqendrohemi dhe në fund do të bëhen llogaritë”, përfundoi Nuhiu.

Se do të luftojnë deri në fund dhe po punojnë në përmirësim e sipër e konfirmoi dhe e përsëriti edhe futbollisti, Almir Ajzeraj.

“Ne punojmë çdo ditë për ngritje të nivelit, për t’u përmirësuar dhe të arrijmë formën më të mirë. Besoj që nga nesër do të kthehemi në lojën tonë dhe rrugën e duhur”, potencoi Ajzeraj.

Ndeshja FC Drita – FC Ballkani zhvillohet të dielën, ora 13:00 në Stadiumi ndihmës (te rrethi). /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Ballkani Drita futboll Gjilan kryesore optimiste rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Transporton mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet nga policia përkundër tentativës që t’iu

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror

6 Qershor, 2023
Gjilan

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror mbi të rinjtë

6 Qershor, 2023

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mori pjesë në hapjen e Panairit të Librit në Prishtinë

6 Qershor, 2023

Kryetari Haliti po merre pjesë në mbledhjen e Kuvendit vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës

6 Qershor, 2023

Arrestohet i dyshuari për kanosje të dy viktimave

6 Qershor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com