Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se gjatë mëngjesit të sotëm, së bashku me Zëvendëskryeministren Albulena Balaj Halimaj patën takim konsulutes me Ministrin e Shëndetësisë, Infrastrukturës, Ekonomisë dhe Ambientit, si dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë për të diskutuar aspektet që ndërlidhen me lirimin potencial të masave për disa sektorë të ekonomisë.
“Gjatë mëngjesit të sotëm, së bashku me Zëvendëskryeministren Albulena Balaj Halimaj patëm takim konsulutes me Ministrin e Shëndetësisë, Infrastrukturës, Ekonomisë dhe Ambientit, si dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë për të diskutuar aspektet që ndërlidhen me lirimin potencial të masave për disa sektorë të ekonomisë. Në takim u konsultuam për çështjet lidhur me hapat tjerë që duhet të ndërmarrim të cilat janë në interes të ruajtjes së shëndetit publik dhe kthimit në normalitet. Më saktësisht ecja tutje me hapjen e aeroportit, gastronomisë dhe disa sektorëve tjerë”, ka shkruar në profilin e tij, zëvendëskryeministri Tahiri.