DYLON

Vitisë iu janë shtuar edhe gjashtë raste të reja me Covid-19, aktualisht ka 33 të infektuar

Vitisë iu janë shtuar edhe gjashtë raste të reja me Covid-19, aktualisht ka 33 të infektuar
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Vitisë janë paraqitur raste të reja të të infektuarve me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se mbrëmë me gripin pandemik janë diagnostifikuar 6 persona nga Komuna e Vitisë.

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ka shprehur brengosje për shtimin e rasteve dhe ka bërë thirrje për respektim të masave mbrojtëse, sepse rreziku mund të rritet.

EkoHigjiena

Kryetari Sokol Haliti tha se po koordinohen me të gjitha mekanizmat relevant në mënyrë që gjendja të mbahet nën kontroll.

Aktualisht në Komunën e Vitisë janë 33 të infektuar me Covid-19. Tetë prej tyre janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.