DYLON

Hyseni: Për lidhjen mes ekonomisë e arsimit, për punësim e mirëqenie, për arsimin dual 

Hyseni: Për lidhjen mes ekonomisë e arsimit, për punësim e mirëqenie, për arsimin dual 
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se përkushtimi për arsimin po vazhdon pa ndalur nga Komuna e Gjilanit dhe se nuk po mungojnë as investimet në infrastrukturë e mjete të punës e laboratore moderne për mësim. 

Hyseni, tha se që nga fillimi i qeverisjes së tyre përkushtim të veçantë i kanë kushtuar shlollave të mesme profesionale. 

EkoHigjiena

Sipas tij shembulli më i mirë për këtë është shkolla e mesme teknike “Mehmet Isai”, ku janë rreth 1 milionë euro investime në infrastrukturë e mjete të punës, laboratore moderne për mësim. 

I pari i Gjilanit, theksoi se përveç investimeve këtë vit kanë nënshkruar edhe kontratat për sigurimin shëndetësor të nxënësve që mbajnë praktikë në biznese e që janë nga profile të ndryshme si shkenca kompjuterike, instalues elektrik, mekatronik, automekanik, ndërtimtari, instalues të ngrohjes e klimatizimit, trafik rrugor, teknologji kimike, informatik, IT, arkitektur, ndërtimtari e gjeodezi. 

Më tej ai tregon se e gjithë kjo punë ka reflektuar edhe në numrin e nxënësve të regjistruar, ku nga viti në vit kemi rritje të numrit të nxënësve. 

“Për lidhjen mes ekonomisë dhe arsimit, për punësim e mirëqenie, për arsimin dual”, tha kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.