DYLON

Azemi (AAK): Komuna e Gjilanit me ekonominë më të dobët në Kosovë

Azemi (AAK): Komuna e Gjilanit me ekonominë më të dobët në Kosovë
Avatar photo Redaksia

“Komuna e Gjilanit me ekonominë më të dobët në Kosovë.  Aspak befasuese, të paktën jo për neve që e kemi ditë dhe kemi paralajmërua për rrezikun që i kanoset Gjilanit nga një mendësi politike që sot qeverisë me komunën tonë”, ka thënë në një reagim të tij, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, transmeton Portali 2LONLINE.

Sipas tij, nuk qeveriset komuna nga adoleshentë inatçorë të pa dijshëm, pa përvojë e servilë.

EkoHigjiena

“Prandaj nuk habitemi që Gjilani prinë edhe me ikjen e të rinjve, të cilët kishin pritje të mëdha nga partia në pushtet, lokal e qendror, e në fund e kuptuan se janë mashtruar, tradhtuar e keqpërdorur deri në ekstrem”, ka thënë Ardian Azemi i AAK-së së Gjilanit.

Sipas tij, as skeptikët më të mëdhenj nuk e kanë pritur se Gjilani ka me degradua deri në këtë nivel dhe kjo është shumë keq. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.