Komuna, GVL-ja dhe Helvetas nënshkruan marrëveshje për financim të aktiviteteve të Panairit tre ditor “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”
Komuna e Vitisë, Grupi Lokal i Veprimit “Vitia” dhe projekti “ APR” nga Helvetas, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi rreth organizimit të Panairit tradicional “Ti ruajmë vlerat tona Tradicionale“, që do të mbahet nga sot e deri më 3 gusht në Viti.
Në bazë të kësaj marrëveshje Helvetas do t’i financojë disa aktivitete në kuadër të këtij panairi që mbahet në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës”.