DYLON

Vihet gurthemeli për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në vlerë prej 1 milion euro

Vihet gurthemeli për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në vlerë prej 1 milion euro
Avatar photo Redaksia

Kanë nisur punimet për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Gjilan, ku dhe është vënë gurthemeli.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se objekti i vjetër do të rrënohet dhe do të ndërtohet i riu.

EkoHigjiena

“Vlera e investimeve do të jetë rreth 1 milion euro. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për udhtarët dhe transportuesit vendës e të huaj, ku do të kenë kushte e shërbime cilësore”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregoi se ky është gurthemeli i një epoke të re për transportin në Gjilan.

“Ky projekt madhor, do të shënojë një epokë të re për transportin në qytetin tonë”, tha Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.