DYLON

Në sy të policëve rrihet shqiptari dhe kërcënohet me vdekje nga pronarët maqedonas

Në sy të policëve rrihet shqiptari dhe kërcënohet me vdekje nga pronarët maqedonas
Avatar photo Redaksia

Një skandal i paparë ka ndodhur sot në komunën e Bervenicës së Tetovës, kur disa maqedonas kanë sulmuar shqiptarin në sy të policëve dhe madje edhe e kanë kërcënuar me vdekje, njofton TetovaSot.

Sipas lexuesit i cili edhe ka dërguar videon në redaksinë e portalit TetovaSot, sot në mesditë ka ndodhur një ndeshje në Bërvenicë, ku sipas tij është goditur dhe kërcënuar e fyer shqiptari nga fshati Çellopek, identiteti i të cilit nuk bëhet i njohur.

Lexuesi, poashtu thotë se maqedonasit që kanë sulmuar dhe fyer shqiptarin janë pronarë të një garazhe për centrimin e gomave të automjeteve, që sipas tij frekuentohet nga shumë shqiptarë të Pollogut.

EkoHigjiena

Pronari i automjetit nga fshati Çellopek, policia e ka nxjerrur të pafajshëm dhe kjo ka irrituar tejmase maqedonasit të cilët kanë sulmuar edhe para policëve.

BURIMI: TetovaSot

https://www.facebook.com/TetovaaSot/videos/1676690889031035/