DYLON

Taipi: Kthehem në shtëpi, i gatshëm për objektiva të mëdha

Taipi: Kthehem në shtëpi, i gatshëm për objektiva të mëdha
Avatar photo Redaksia

Shqiprim Taipi është bashkuar me ekipin e SC Gjilanit në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë pas kompletimit të dokumentacionit për transferimin e tij.

“Mesfushori 27 vjeçar është vënë në urdhrat e stafit teknik, derisa ka realizuar me shumë sukses gjitha seancat stërvitore”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.

EkoHigjiena

Për Taipin kjo është aventura e dytë te Gjilani pas asaj të edicionit të kaluar, derisa me shumë sukses mbrojti ngjyrat “kuqebardh”.

“Ndjehem shumë i lumtur për rikthimin te Gjilani. Këtu ndjehem sikurse në shtëpinë time. E njoh klubin, i njoh bashkëlojtarët dhe për mua ambientimi është më i lehtë. Jam i gatshëm për objektiva të mëdha dhe çdo gjë të cilën ma kërkon trajneri”, deklaroi Taipi për faqen zyrtare të klubit.

Taipi do jetë në dispozicion për ekipin që nga ndeshja e parë kontrolluese në tokën turke, të cilën gjilanasit e zhvillojnë ndaj ekipit kazak Kaysar.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.