DYLON

Presidenti Thaçi udhëtoi për në Podgoricë

Presidenti Thaçi udhëtoi për në Podgoricë
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Podgoricë, ku do të marrë pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), i cili kësaj radhe bashkë-organizohet nga Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë.

Në mesin e shumë liderëve të rajonit, pjesëmarrës kryesor në këtë takim do jetë zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Michael Pence.

Në kuadër të këtij samiti, i pari i vendit do të zhvillojë gjithashtu takime bilaterale me liderët e rajonit të cilët janë pjesëmarrës në këtë samit. Ndërsa takimin kryesor bilateral, Presidenti i Kosovës do ta zhvilloj me zëvendespresidentin e SHBA-së.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.