Autoritetet policore kanë bërë me dije se nga një aksident që ka ndodhur në rrugën “Florim Maliqi, Kllokot-Viti, janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të nevojshëm mjekësor, transmeton 2LONLINE.com.
Në raportin e policisë thuhet se: “Në rrugën “ Florim Maliqi”, Kllokot-Viti, më 25.08.2020, ora 02:35, është raportuar se i dyshuari, mashkull kosovar, duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge”.
“Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi dhe pasagjeri të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /2LONLINE.com/